Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se është e gatshme të japë dorëheqjen.
Ajo fajëson “mediat manjate” për dorëheqjen e saj.

“Duke marrë parasysh shkrimet e mediave, sa për të qenë të qartë – jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment, pasi presidenti Vuçiq e di këtë dhe, për momentin, refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje. Ju dëshironi zgjedhje – nuk ka problem, ne jemi gjithmonë gatshëm për zgjedhje’’ është shprehur Bërnabiq.

Unë sigurisht i qëndroj besnik Serbisë dhe Vuçiqit, ka shtuar më tutje kryeministrja e Serbisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume