Sot, kur u shqiptuan dënimet për djegien e shkaktuar në spitalin modular më 8 shtator 2021, me ç’rast kishin mbetur të vdekur 14 pacientë, edhe një herë u dëshmua se në RMV jo vetëm që kemi gjyqësor të politizuar, porse u shpërfaq në mënyrën më brutale dhe të pamëshirshme, kjo për të satën herë, se në Maqedoninë e Veriut institucionet e drejtësisë veç drejtësi nuk ndajnë.
Një dëm katastrofal, me 14 pacientë të djegur në zjarr, të ndëshkohet me të a.q. dënime me kusht është një djegie e dytë për viktimat dhe për familjarët e tyre. Pyetja themelore që shtrohet në këtë rast është se a do ta kishim dënimin e njëjtë nëse drejtor i spitalit nuk do të ishte vëllai i ministrit të përhershëm të secilës qeveri, Fatmir Besimi? Ndërsa pyetja tjetër është se cili është roli i Aleancës për Shqiptarët, që udhëheq me resorin e Drejtësisë? Cili është kontributi i saj dhe cila është merita e saj kundrejt vendimeve të këtilla skajshmërisht të politizuara?
Vendimi i sotëm e përdëfton konstatimin tonë, të deklaruar shumë herë, se Bashkimi Europian duhet ta shqyrtojë seriozisht këtë alarm, sepse shpresa e vetme që edhe në Maqedoninë e Veriut të ketë drejtësi është që sistemi gjyqësor të ridefinohet plotësisht, në mënyrë që të depolitizohet dhe të vihet në shërbim të gjithë qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume