Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se 24 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar në liri, duke i dhënë fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas tij, rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-në krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare, transmeton Klan Kosova.

“Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishte vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

“Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë”, ka thënë Haradinaj.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com