BDI sakrifikon çdo gjë, qoftë edhe me çmimin e pushtetit. Në mënyrë burrërore, me vizion të qartë për BE dhe jo për pushtet si vasalët e partive tjera që ëndërrojnë pushtetin në frontin e përbashkët me VMRO-në që u ka bërë premtimin e madh se do t’i merr me vete kur t’a merr pushtetin partia e Ahmetit po shkon në rrugën e lavdisë politike dhe tregon se përse shqiptarët e mbështesin gjithnjë atë.
Të tjerat subjekte nga distanca shohin këtë maskaradë politike me regjisorë një parti nacionaliste ekstreme si VMRO që po tenton të arrijë një tjetër qëllim.
Të arrijë pra pushtetin dhe të neutralizojë kërkesat shqiptare me aleanca partishë shqiptare të verbuara për të qenë bashkë me Mickovskin në një qeveri me këmbë të qelqëta që do bëhet copë-copë pa BDI në aty.
BDI nuk e ka problem të kthehet te populli qoftë edhe të bëhet pjesë e opozitës por janë partitë tjera që duan ne çdo kusht pushtetin dhe jo BE-në. Ata pra duan më shumë VMRO në sepse më shumë u besojnë përrallave maqedonase se sa çështjes shqiptare dhe integrimit.
Partitë tjera tashmë me vetëdije kanë rënë në grackën anti BE bashkë me gënjeshtrën që ua servon partia e Mickovskit dhe që tani kanë nisur të dehen pas pozitës, privilegjeve.
Por ky kurth që u bën VMRO duke i joshur për një kaçik, duke i poshtëruar sepse i shtyp me sustë dhe ua ka marrë çdo gjë, i dërgon ata drejt shuarjes.
VMRO së i dështuan gjithë skenarët deri tani dhe shumë parti shqiptare që ranë në kurthin e tyre e paguan shtrenjtë në zgjedhjet e fundit.
VMRO do pushtetin dhe do shtetin etnik.Partitë shqiptare rreth vetes i ka vetëm si dekor.Ata i mashtron lehtë, dhe i degradon deri më atë pikë sa shkon deri në tallje. Ata realizojnë qëllimin e madh maqedonas dhee dorën e partive shqiptare që i marrin me vete i shtypin keq interesat e po shqiptarëve.
BDI nuk i bën këto pakte. Ajo del edhe nga qeveria dhe akoma më keq u lejon dy partive maqedonase të qeverisin bashkë për t’i demaskuar ato deri në fund por janë parti shqiptare tjera që presin tek porta e qeverisë sepse ata vetëm BDI në nuk e duan. Me partitë maqedonase nuk e kanë problem edhe të qeverisin me t’a pa e marrë dit votën dhe mbështetjen te shqiptarët.
Një gjë nga kjo lojë e rrezikshme që luhet, humbësit do të pësojnë një goditje fatale politike në zgjedhjet e menjëhershme. Ata që në këto momente nuk i bashkohen frontit shqiptarë por atij maqedonas, që nuk i bashkohen trenit për BE dhe rrugës së Ali Ahmetit, di të fshihen nga skena politike./TS/