Me ngjarje publike në sheshin “Maqedonia” në Shkup, sot fillon fushata publike për ngritjen e ndërgjegjes tek qytetarët për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret në periudhën e verës. Fushatën, tradicionalisht e organizon Unioni i zjarrfikësve të Maqedonisë (UZM) në bashkëpunim me Unionin e zjarrfikësave të Qytetit të Shkupit (UZQSH) dhe Unionet komunale zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit (UKZQSH).

Gjatë ngjarjes, aktivistë dhe zjarrfikës vullnetarë do t’u ndajnë afishe kalimtarëve në rajonin qendror të qytetit, me përmbajtje informative – si kryhet parandalimi dhe mbrojtja e zjarreve të pyjeve.

Në organizim të ngjarjes janë të përfshirë Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë”, si dhe institucione tjera komunale dhe publike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume