Drejtori gjeneral i Drejtorisë së librave Amë, Emir Sulejmani ka bërë publik lajmin e madh plr personat e paregjistruar me të cilët sëshpejti personat në fjalë do të kenë mundësi regjistrimi dhe me këtë zgjidhet problemi disa dekadësh e kësaj kategorie të qytetarëve ka shkruar sulejmani në Facebook

U miratua Propozim Ligji për personat e paregjistruar!

Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana e deputetëve me konsenzus të plotë u miratua Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të gjendjes civile, i cili ka të bëj me personat e paregjistruar.

Më në fund kemi një zgjidhje sistematike e cila rregullon këtë problematikë shumëvjeçar.

Falemenderim i veçant për të gjithë ata që kontribuan në zgjidhjen e ngërçit, i krijuar shumë vitë më parë!

#përqytetarin