KOSOVË- Mbrëmë gjatë natës pranë stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar disa shpërthime.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se me shumë gjasa bëhet fjalë për hedhje të bombave molotov.
Sipas tij nga këto shpërthime nuk ka të lënduar por se është dëmtuar një veturë e Policisë. Autoritetet thanë se janë duke hetuar rastin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume