Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog 2023, sot u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, të cilat këtë vit mbushin 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, ku u vlerësua se janë miqësore dhe u shpreh kënaqësia për zhvillimin e tyre pozitiv, përmes bashkëpunimit konstruktivit dhe shkëmbimit të vizitave në nivelin më të lartë”, theksohet në kumtesën nga kabineti i Pendarovskit.

Dy presidentët, siç shtohet në kumtesën, kanë biseduar edhe për çështjet rajonale dhe rrugën e integrimit të dy vendeve në BE.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume