Nga VMRO-DPMNE-ja kanë reaguar në 5-vjetorin e Marrëveshjes së Prespë, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se kjo marrëveshje bëri që vendi të humbet emrin, kurse sipas tyre qytetarëve iu shtuan korrupsioni e krimi.

“Me Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia nuk fitoi asgjë, ndërsa e humbi emrin e saj. Me nënshkrimin e marrëveshjes në Nivicë, Maqedonia nuk e mori atë që ju premtua, perspektivën europiane, kurse qytetarët fituan rritje të korrupsionit dhe krimit, shëndetësi të shkatërruar, arsim katastrofal, inflacion dhe ekonomi të shkatërruar, stagnim dhe shkatërrim në çdo fushë të jetës së tyre”, tha Brane Petrushevski nga VMRO.