Rritja e çmimit të Haxhit në Maqedoninë e Veriut shkaktoi shumë huti në opinion veçanërisht nga ata që kishin vendosur që këtë vit të bëjnë këtë kusht të pestë të Islamit. Në të gjithë rajonin çmimi ishte më i lirë se në Maqedoninë e Veriut.

Myftiu i Shkupit dr. Ef. Qenan Ismaili  ka akuzuar komisonin e Haxhit për mos transparencë.

Në lidhje me këto portali TS është munduar të kontaktojë me dr. Ef. Qenan Ismaili  por ai ka qenë i pa kapshëm pas insistimit tonë disa herë.

Portali TS, pyet publikisht dr. Ef. Qenan Ismaili a i bashkangjitet grupit të anëtarëve të Rijasetit që kanë ngritur padi në Prokurorinë Themelore të Shkupit kundër Shaqir Fetahut për keqpërdorim të Haxhit dhe mungesës së transaparencës?

Taksat në Arabinë Saudite janë 1700 euro atëherë për çfarë është shuma 4850 euro kur dihet se organizimi npër në Umre është nga 1450 deri në 1800 euro dhe si vetmi dallim mes Haxhit dhe Umres janë vetëm taksat Saudite.

Për të gjithë këto pyetje nuk kemi arritur të mësojmë as nga BFI-ja, as nga Shaqir Fetahu e as nga kreu i myftinës së Shkupit i cili një herë akuzon për mostransparencë e në anën tjetër bashkangjitet keqpërdorimive.
Ja çka ka thënë për trasnparencën e çmimit të Haxhit.