Shkupi duhet ta nxjerrë mësimin, komentoi për gazetarët presidenti bullgar Rumen Radev. Ai shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut po i kthehet rrugës së kaluar – të lobojë në kryeqytetet evropiane dhe institucionet evropiane, për të mbuluar shkeljen e të drejtave të njeriut, mungesën e reformave dhe gatishmërinë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Ky është lajmi i ditës nga Republika e Bullgarisë, i përzgjedhur nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) për publikim nga MIA, në përputhje me Marrëveshjen për shkëmbimin e informacionieve dhe bashkëpunimin profesional, e cila përcakton se çdo ditë agjencitë kombëtare të lajmeve e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të shkëmbejnë drejtpërdrejt lajme të përzgjedhura nga agjencia tjetër e lajmeve të ditës në vendin përkatës, ndërsa agjencia tjetër t’i publikojë në faqen e saj pa ndryshime, duke treguar dhe cituar në mënyrë eksplicite partnerin si burim.

Sipas Radevit, kjo nuk është rruga e duhur. Aktualisht, lobimi është intensifikuar sërish, por Bullgaria do të vazhdojë të punojë intensivisht me të gjitha institucionet evropiane, me partnerët tanë evropianë, në mënyrë që vendimet për Republikën e Maqedonisë së Veriut të mos bazohen në lobim, gjë që fsheh mungesën e reformave dhe shkeljen e thellë të të drejtave të njeriut, tha kreu i shtetit bullgar.

Këtë deklaratë Radev e bëri sot në Sofje pas hapjes së forumit treditor kushtuar tranzicionit të gjelbër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume