Do të bëhen 48 orë pa ujë të pijshëm banorët e Strimincës së Komunës së Zhelinës. Siç thonë banorët, sërish EVN ia ka pre rrymën shkaku i borxhit. Ata detyrohen të mbushin ujë në lumin Vardar për nevojat personale, ndërsa për pije detyrohen të blejnë.

“Shikoni gati dy ditë po mbushi ujë në lumin Vardar, lopët mund të cofin pa ujë, ne skemi për asgjë, për pije blejmë, i kemi paguar të gjitha faturat pse mos kemi ujë. Ku është Blerim Sejdiu dhe Suadi që çallomiren. Ku i çojnë paret që i paguajmë ujtin” thotë për TS një banorë i Strimnicës duke dërguar edhe fotografi se si mbushën ujë në lumin Vardar.

Nga komuna e Zhelinës as që ka ndonjë njoftim në lidhje me ndërprerjen ujit dhe kur do të lëshohet.

Siç mësohet borxhi është shumë i lartë, andaj komuna nuk mund ta paguaj dhe javë më parë komuna e Zhelinës kërkoi para kesh nga banorët për të paguar borxhin ndaj EVN-nsë.