Kostadinovska Stojçevska: Më 13 korrik tre vendet nga Ballkani i Hapur do të prezantohen bashkërisht përmes artit në Paris

Iniciativa “Ballkani i Hapur” në sferën e kulturës filloi të martën në Beograd me realizimin e gala koncertit të Zubin Mehtës në shënimin e njëqindvjetorit të Filarmonisë së Beogradit dhe në prani të ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, pas së cilës do të vijojë paraqitje si mysafire në Tiranë dhe më 24 qershor në Shkup.
Korrespondenti i MIA-s në Beograd, me këtë rast ka zhvilluar intervistë me ministren Kostadinovska Stojçevska për Ballkanin e Hapur në sferën kulturore, për realizimin e deritanishëm dhe projektet e ardhshme, çfarë do të thotë kjo për kulturën, vizitën në Operën dhe Baletin në Beograd javën e ardhshme, pjesëmarrja e përbashkët e tre vendeve në nivelin më të lartë përmes artit më 13 korrik në Paris.
“Ne tashmë jemi duke përgatitur aktivitetin e parë madhor ku tre vendet nga Ballkani i Hapur do të prezantohen përmes artit në Republikën e Francës, në Paris më 13 korrik. Ky proces është në fazën e avancuar të organizimit, atje do të jenë të pranishëm dy kryeministrat dhe presidenti i Republikës së Serbisë, do të marrim pjesë edhe ne, ministrat e Kulturës, që do të thotë se kjo do të jetë një ngjarje e nivelit më të lartë në zemër të Francës, ku arti gjithmonë ka prioritet para të gjitha aktiviteteve tjera”, ka thënë ministrja, përcjell PRESSonline.al