Muharrem Hasani, ka hedhur poshtë akuzat e Visar Ganiut, i cili para pak orësh denoncoi në polici Hasanin për kërcënim, shkruan Alsat.

Hasani ka thënë se i demanton shpifjet e Visar Ganiut, për kërcënime nga ana e tij.

“I indinjuar që njerëzit, të cilët kanë përfituar gjithçka nga Ali Ahmeti dhe BDI, me përkrahjen dhe kontributin e të gjithë neve ndër vite, janë tjetërsuar dhe po dalin kundër çdo gjëje që kanë mbështetur për 21 vite me rradhë, ndërkohë që tash – përnjëherë, kundërshtojnë dhe shpifin për ata, nga të cilët kërkonin mbështetje në çdo cikël zgjedhor.

I zhgënjyer, por jo edhe i dëshpëruar, I DEMANTOJ në tërësi shpifjet e Visar Ganiut për gjoja kërcënime nga ana ime.

Keqardhje për çdo tentativë për njollosjen e proceseve demokratike zgjedhore në BDI nga të vetlarguarit e familjes, e cila i lindi, i rriti dhe i solli këtu ku janë.

Shpifjet dhe njollosjet qofshin në nderin e tyre, nëse ju ka mbetur pak ndër!

P.S. Deklarata e Visarit se, qenkam i zgjedhuri i Ali Ahmetit për Degën e Butelit, më nderon, megjithëse vjen nga një person që s’ka më pikë nderi!”, ka shkruar Hasani në Facebook, pas publikimit të videos nga Alsat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume