Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, akuzon Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit për paaftësi për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Nga kjo parti thonë se “fakti që Ramiz Merko u fut në listën e zezë të SHBA-së është vetëm maja e ajsbergut të krimit dhe korrupsionit të qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së”.

“Për të mbledhur të gjitha shkeljet e ligjit, marrëveshjet e errëta, tenderat e montuar, partizanizmin e gjyqësorit, pasurinë personale e të ngjashme, nuk duhet një listë e zezë, por një fletore e zezë e tërë. Heshtja e Kovaçevskit konfirmon edhe një herë se ai është një letër pa zë në qeveri, as nuk i lejohet të kritikojë e aq më pak të kërkojë përgjegjësi nga Merko. Kjo tregon gjithë nënshtrimin e LSD-së dhe Kovaçevskit në raportet me BDI-në dhe zyrtarët e tyre”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre, tashmë gjithçka është ekspozuar, ndërsa qeveria nuk mund të kalojë asnjë ditë pa marrë shuplaka për korrupsion dhe krim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume