Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është, sipas tij, dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë.

Hoxhaj përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Bashkimi Evropian ka sanksinuar dy vende, siç u shpreh ai, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën.

“Përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë, kur kjo amnistohet dhe Kosova sanksionet. Bashkimi Evropian ka sanksinuar dy vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume