QORSOKAKU RUS
Savash Veliu
Nga tentativa e grushtetit është tronditur Rusia e cila disi u parandalua por, do të ketë pasoja psikotraumatike e politikoushtarake mbi Rusët.
Ishte një Grushtet i parapërgaditur nga më herët se ajo e shpërthyer në skenën ruse ngase në Ukrainë kishin filluar rezistencatë me armët kundrejt njëritjetrit mes Grupit WAGNER të Prigozhinit dhe Ushtrisë RUSE që dukej me Marrjen dhe Humbjen e qytetit Bakmuht. Paramendoni një ‘superfuqi’ si Rusia s’mund të merrte ose të mbante një qytet të Ukrainës, dmth se Wagner po ushqehet edhe nga një dorë e huaj. Ashtu është derisa një ushtri e paguar mercenare shikon paranë, kuptohetë ate e respekton!
Ndryshe Wagnerët mercenar ngërthejnë brenda vetes shumë rusë dhe jorusë plotë ish të burgosur të ardhur nga çdo vend i botës dmth, kriminelë që bëjnë krime të rënda në katër anët e botës si grup veprues. Por brenda tyre ka dhe shumë bjellorusë që kundershtojn Lukashenkon për t’u pavarësuar nga Rusia. Tani e kuptoni si qëndrojn punët brenda skenës ruso-wagneriste, andaj nuk i furnizoninë me armë rregullishtë nga gjenerali Shojgu.
Prigozhini një rusojehud kërcënoi Shojgun sepse ky i ec Fuqishëm punët me Turqinë dhe është urë lidhësi strategjik mes dypaleve dhe kjo u dhemb si NATO-AMERIKËS ashtu dhe EVROPËS.
Sipas situatës politike Rusia është e izoluar ekonomikishtë dhe politikishtë dhe kështu është shtuar nevoja për TURQINË e cila është Porta e daljes Ruse ndaj botës ngase përjeton sanksione të ndryshme, por kështu e ka punën pisk dhe Turqia sepse partneriteti Ruso-Turk ndëshkohet me sanksione dhe me embargot të rënda nga EuroAmerikanët … andaj mbahen më pran njëratjetrës!
Në këto katrahura politike dhe ushtarake nuk i dihet se si do veproj WAGNER, e si do vepron Amerika apo Kina andaj i bie më mirë Rusia të mbetet më pranë Turqisë e cila e shpëtoi nga një luftë civile sepse rrugëzgjidhje tjetër nuk kishte. Erdoğani tregoi “dhëmbët” dhe shuajti zjarrin. Është mjaftuar vetëm një telefonatë për t’i kujtuar Wagnerit se, nëse avancon më tepër drejt Moskës, Bayraktarët Turk, që ti i njeh mirë në Nagorno-Karabah të Azerbajxhanit, në Tripoli të Libisë dhe së fundmi në Ukrainë, nuk Do të Vonojnë mbi ju.
Megjithate, kërcënimi vazhdon ngase grushteti u pezullua dhe askush nuk u ndëshkua për këtë akt. Pra, kjo tregon se brenda Rusise vepron një “Pushtet Paralel” politik!
Kështu Rusia kërcënohet nga NATO të copëtohet sikur ish bashkimi sovjetik një akt të cilës i ndihmon edhe interesi i Kinës e cila është aty me të njëjtin qëllim!
Pra, pas rebelimit Wagneriste Rusia më është kthyer në një shtet me reputacion sikur të ishte një nga ish republikatë Ruse.
Nuk ka rehati brenda kabinetitë të Putinit sepse Prigozhini është judeoamerikan, Shojgu Turkorus kurse Llavrov është Armenorus tani shihet tabloja e konfliktitë të brendshëm Ruso-Turko-Amerikane.!
Llavrov me Prigozhin janë kërcënuesit e Turqisë sepse ajo e ndihmonë Ukrainën dhe Azerbejxhanin të cilës kërrcënim i bashkangjitet edhe Irani i cili ia mbylli gjatë grushtetit Putinit telefonatën… e kështu rradhazi.
Pra ata që mbështesinë Rusinë mbi konceptin e Duginit ajo asessi nuk qëndron sepse rregullimi botëror nuk ia mundëson një Rusi Cariste të ngritet që proklamohet nga Putin. Por ky nuk është koncepti as i Putinit as i filozofit Dugin por e Doktrinës së Katerinës së Madhe e cila është e lënë si një amanet ideologjikë ndaj gjithë brezve të ardhshme pushtetarësh që një ditë të ngritet ‘Rusia e Madhe’ me Qendër Stambollin e kjo nga Turqia Madhështore e cila farkëtohet nga Erdogani nuk do lejohet andaj ai këtë ua bëri me dije me Hapjen e Aja Sofisë!
Andaj Turqia është vetëm partneri strategjik i Rusisë e jo aleate apo siç thonë ca tjerë Mik e që zbëhet kurrë, sepse Turqia gjithnjë e ka luftuar doktrinën RusoMadhe!
Poashtu kjo doktrinë RusoMadhe luftohet edhe nga Evropa, Amerika dhe Kina andaj Rusia është në Hall të madh sepse çdonjëri prej protagonistëve i ka ngulitur sytë tek pasuritë e gjëra siberiane andaj është zort se mund të qëndroj një Rusi e terrë përballë këtyre trysnive të forcave Perëndimoro-Kineze, e këtu fute dhe lndinë situata bëhet e papërballueshme.
Derisa nën këto sanksione ndëshkohet Rusia nga NATO të përcjellura me luftëra të cilat e kërcënojnë Qëllimisht kufijtë ruse, ndërkohë Kina në heshtje bën vetëm sehir kurse Turqia ia hapi Rusisë krahët mbrojtëse nga kanibalët në fjalë. Pra Turqia është Kaderi i Rusisë për ta shpëtuar ShtetinKomb Rus e kursessi Doktrina e Katerinës apo të filozofit Dugin. Ka gjasa Rusia të shpëtoj suverenitetin territorial dhe kombin Rus vetëm nëse futet në ‘Bashkësinë e Shteteve Turke’!
Turqia është ShtetUshtri Unikate e cila mund ti bëj ball i vetëm të gjitha fuqive të Lartpërmendura derisa ata kurrë s’mund ti bëjnë ball të vetëm ballë Turqisë, këtu fute edhe Rusinë e cila është pushtuar tre herë nga Turqia kurse Rusia vet asnjëherë nuk ka marr guxim ti del ball saj por gjithnjë me aleatët në krah të saj!
Andaj sot Turqia feston 3.231 vjetorin e formimit të ‘’Ushtrisë Turke’’ që do të thotë se ajo daton nga Antika, e cila ka arritur të ngriste 16 Perandoria si populli i vetëm në botë!!!
Ekspertët thonë se sipas Platformës së Masonëve të cilët kanë paraparë dy Luftëra Botërore në finalen e skenes së Tretë Botërore do të luftojnë vetëm Turqia islame dhe Kina Ateiste, pra pa Amerikën dhe Rusinë, këtë e thonë ata që kanë Hartuar planet e Luftërave Botërore e cila punon si Saat zvicre.!