Ndërmjetësuesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të vizitojë sot Kosovën.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak do të takohet me Presidenten e vendit Vjosa Osmani rreth orës 15:00.

Takimi mes tyre është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca e Kosovës.

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak pritet që të udhëtojë drejt Serbisë.

Ndërkohë, ditën e nesërme në Kosovë do të shkojnë për vizitë edhe Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut.

Këto vizita janë në kuadrin e tentativa që po zhvillohen për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës me serbët lokalë atje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume