Gjykata Penale sot duhet të shpallë aktgjykimin për rastin “Software”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, ndërsa ka të bëjë me blerjen e softuerit për kontrollin e trafikut në periudhën kur Sekretariati i Përgjithshëm drejtohej nga Rashkovski, përcjell KlanM.

Dy ditë para aktgjykimit, Rashkovski në një konferencë për media ka shpjeguar ankesat që i ka paraqitur në Strasburg.

Ankesat më së shumti kanë të bëjnë me paraburgimet që u janë caktuar, ndërsa Rashkovski akuzon se Prokuroria në mënyrë arbitrare ka marrë vendime për paraburgim, pa u dhënë të drejtë ankese në mbrojtje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume