Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në orët e mëngjesit është plagosur me armë zjarri, Ljupço Kostadinovskit i cili është babai i të zhdukurit Samoil.

Nga MPB theksojnë se Ljupço është dërguar menjëherë në spital.

“Sot në ora 08:38 në SPB Shkup është raportuar se në rrethinën e Aerodromit një person ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur L.K (57) para shtëpisë së tij. I plagosuri është transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë dalë efektivë të policisë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Familja janë të afërm të bashkëshortes së politikanit dhe liderit të Bashkuar për Maqedoninë, Ljube Boshkoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume