Shumë shirita të prerë në rrugën Bllagoja Toska ,por ajo që ka mbetur aty janë aksidentet e shumta shkruan Tetovasot.
Ajo që është më kryesore ka të bëjë me faktin se këto aksidente thuajse janë bërë të përditshme ,me shumë kosto materiale deri tani por akoma nuk ka ndonjë viktimë të paktën deri tani .
Sot rreth orës 11:00 u përplasën dy vetura në bulevardin ” BllagojaToska”. Këto përplasje sipas ekspertëve të komunikacionit vijnë shkaku se ka kryqëzim dhe askush nuk e di kush ka të drejtë me lëvizë andaj edhe kemi ndeshje. Ata thonë se urgjentisht duhet ose semafora ose një rreth për të parandaluar ndeshjet që mund të jenë edhe fatale.
Nga Komuna e Tetovës nuk sqarojnë nëse do të ketë diçka në lidhje me rrugën që mund të ketë nesër edhe vdekje.Tetovasot