Çështja e qenve endacakë në Tetovë po merr përmasa dramatike dhe në ndërkohë që nuk ka zgjidhje nga ana e autoriteteve komunale,vazhdojnë të jenë viktima njerëz të cilët po shtojmë numrin nga kafshimet e tyre dhe më pas i drejtohen spitalit për ndihmë shkruan Tetovasot.

Një sulm i tillë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë kur për pasojë është kafshuar nga qentë një person që ka marrë lëndime serioze dhe që i njëjti më pas edhe ka shprehur revoltën evtij ndaj autoriteteve përgjegjëse komunale.
“Mbrëmë, rreth orës 12 në mesnatë, afër RemMallit, më sulmuan afër 20 qen të Bilall Kasamit. I Bëj thirrje kryetarit o lidhi qentë o del dallash puna” ka thënë personi i kafshuar që i është drejtuar për ndihmë spitalit të Tetovës.Tetovasot