Në kuadër të bashkëpunimit të përcaktuar ligjor të SPB-Tetovë dhe pushtetit lokal në rajon, në gjashtë muajt e kaluar të këtij viti në rajonin e Tetovë, pjesa më e madhe në Tetovë, janë konstatuar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate 2964 kundërvajtje lidhur me parkimin e paligjshëm, për të cilat janë përgaditur 1491 urdhër pagesa, 755 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje dhe 1473 paralajmërime informon Tetovasot. Përveç këtyre, në koordinim me pushtetin lokal të Tetovës, shërbimi i merimangës në gjysmën e parë të vitit ka larguar 2382 automjete të parkuara ilegalisht.
Në periudhën në fjalë, nga zona e komunikacionit, në SPB-Tetovë janë dorëzuar 14 kërkesa për marrjen e pëlqimit për ndryshimin e regjimit të komunikacionit, prej të cilave vetëm për një nuk është përgjigjur pozitivisht, pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore për këtë, dhe që kishte të bënte me parkimin e zonal në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë.
Në gjashtëmujorin, gjithashtu deri në SPB-Tetovë, gjegjësisht Stacionit Policor Tetovë me kërkesë të vetëqeverisjes lokale janë dhënë 23 asistenca, ndërsa për shkak të mos respektimit të dispozitave ligjore lidhur me afatin për dorëzimin e kërkesave, vetëm 3 asitenca nuk i janë miratuar-realizuar.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në periudhën e ardhshme do të vazhdojë bashkëpunimin konkret me të gjitha pushtetet lokale të zonës, jo vetëm në aspektin e komunikacionit, por edhe për realizimin e nevojave dhe problemeve tjera ditore në interes të qytetarëve, në aspektin parandalues, informativ, arsimorë dhe kështu me radhë.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume