Tre ministra nga i ashtuquajturi format “Slavkov” ose “Austerlic”, përkatësisht: ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Aleksander Shallenberg, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Jan Lipavski dhe ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski, do të qëndrojnë sot për vizitë në vendin tonë.

Siç njoftoi MPJ-ja, tre shefat e diplomacisë janë autorizuar nga Përfaqësuesi i lartë për punët e jashtme të Bashkimit Evropian, Zhosep Borrell, për të përcjellë qëndrimet zyrtare të BE-së për çështjet që lidhen me dosjen tonë të anëtarësimit në BE.

Nga delegacioni i Bashkimit Evropian mkomunikuan se ministrat do të takohen me nikoqirin, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, si dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, e poashtu të takohen edhe me liderin e opozitës, ndërsa do të kenë takime të ndara me deputetë të opozitës dhe të koalicionit qeverisës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume