Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka konfirmuar dorëheqjen e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela. Mexhiti tha se dorëheqja vjen për shkaqe personale të Velës. Ndryshe, Mexhiti dhe Vela janë bashkëpartiak, respektivisht të dy janë kuadro të Aleancës për Shqiptarët.

“Po është për shkaqe personale, ka dhënë dorëheqje. Normal, këto janë funksione… në neurologji thonë tranzitore e kuptoni. Edhe këta funksione janë tranzitore, nuk janë të përhershme, kështu që normal, dikush vjen, dikush për shkaqe personale….Është më mirë të japësh dorëheqje ose të shkarkon dikush kur, po mendoj se ka qenë për shkaqe personale”, tha mes tjerash Mexhiti.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume