Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë një sulmi me thika në veri të Londrës më 29 Qershor.

Shqiptari Klevi Shekaj dhe 15-vjeçari Leonardo Reid u sulmuan me thikë në Elthorne Road, Islington, rreth orës 23:30 më 29 qershor. 15-vjeçari Reid humbi jetën në vendngjarje, ndërsa shqiptari pavarësisht transportimit në spital nuk mundi të mbijetojë.

Abel Chunda, 27 vjeç dhe Jason Furtardo, 26 vjeç akuzohen për vrasjen e të riut shqiptar dhe 15-vjeçarit i cili kohët e fundit ishte konvertuar në mysliman.

Chunda gjithashtu përballet me një akuzë për tentativë vrasje pasi dyshohet se plagosi 28-vjeçarin Abdullah Abdiullahi.

Ngjarja e rëndë ku janë përfshirë disa persona thuhet se ka ndodhur në skenën e xhirimit të një videoje muzikore ku një grup njerëzish që mbanin “thika të mëdha” vazhduan të sulmonin viktimat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume