Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se zgjedhjet po afrohen dhe se po i vjen fundi pushtetit aktual. Mickoski siguron se nëse vjen në pushtet, do të kërkojë përgjegjësi për abuzimet që ka kryer pushteti aktual.

“Po vjen fundi, po vjen fundi për këta njerëz që për 6 vjet e nënçmojnë dhe e vjedhin Maqedoninë, ndërsa pas fundit vjen edhe ballafaqimi me realitetin. Një pjesë do të arratisen, supozoj, sepse kam informacione të tilla që po paketohen”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume