Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka dhënë detaje nga takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, duke thënë se dy subjektet kanë koordinuar aktivitetet për zgjedhjet lokale në Bërvenicë.

“Po, përafërsisht para një jave apo 10 ditësh ka pasur një takim të kryesive të ngushta mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së, në të cilin i koordinuam aktivitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Bërvenicë. Praktikisht, ishte një bisedë konstruktive, në të cilën diskutuam çështjet rreth organizimit”, deklaroi Taravari.

Ai tha se rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të vitit 2026, sipas tij, kanë nisur me sukses për Aleancën Kombëtare për Integrim, duke iu referuar zgjedhjeve të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçisht.

Shumë me rëndësi është që në këto zgjedhje0 2026-ta na filloi disi me suksese, më 11 janar i fituan dy komunat nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Gostivari dhe Vrapçishti, të dyjat me diferencë 2 me 1. Tash në 18 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bërvenicë dhe mendoj se është një indikator i rëndësishëm për Aleancën Kombëtare për Integrim për të shënuar një fitore përsëri të mirë me një diferencë të konsoliduar”, deklaroi Taravari. /SHENJA/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume