Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka reaguar për arrestimin e avokatit Besnik Berisha.

Ai tha se përkrahësve të pushtetit në debate televizive, iu nevojitej ta thonë se Berisha ka qenë këshilltar i tij, në kohën e Qeverisë Mustafa.

“Kjo që ka qenë këshilltar imi si Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e Besnikut”, shkroi Mustafa, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Mustafa tha se mburret që e kishte afër një, siç e quajti ai, ekspert dhe njëri të tillë.

“E pse iu nevojitet përkrahësve të regjimit që ta lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike, ata do duhej të japin përgjigje”, tha Mustafa, transmeton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume