Prestigjozia Theface.com, e cila gjithmonë ka promovuar turizmin në vendet më të pëlqyera të momentit, ka zgjedhur këtë herë Shqipërinë.

Përmes një artikulli, të ndarë dhe nga kryemistri Edi Rama, ajo e cilëson vendin tonë si “Maldivet brenda Europës’, të cilin e ka zbuluar për të gjithë këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Në artikull thuhet se ‘Alb-Mania’ e turistëve britanikë do të vazhdojë të përhapet, pais ofron plazhe fantastike dhe festivale verore, duke thyer kështu atë sterotipin e krijuar për vendin tonë.

“Edhe nëse nuk keni qenë kohët e fundit në Shqipëri, me siguri i keni parë pamjet në internet. Për ne udhëtarët, Toka e Shqiponjës është përhapur kohët e fundit; janë bërë banja dielli në plazhet e saj me rërë, janë zhytur në ujërat e pacenuara dhe kanë kërcyer në festivalet e saj.

Nga viti 2010 deri në vitin 2019, numri i turistëve që shkojnë në Shqipëri çdo vit u trefishua në një kulm prej 3.3 milionë, me 120,000 prej këtyre vizitorëve ndërkombëtarë të ardhur nga Britania e Madhe; shumë, megjithatë, parashikojnë se kjo shifër së shpejti do të jetë në miliona”, shkruan ndër të tjera prestigjozia britanike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume