Një emigrant nga vendet e Lindjes, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, është pickuar nga gjarpëri teksa po ecte në periferi të fshatit Trestenik të Devollit. Sipas informacioneve paraprake të policisë së Devollit, ka qenë një banor i këtij fshati që ka lajmëruar policinë, raporton gazetari Roland Beqiraj.

Banori ka gjetur dy emigrantë në fshat, njëri prej të cilëve kishte shfaqur probleme shëndetësore. Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes. Të dy emigrantët u transportuan në spitalin e Bilishtit ndërsa konfirmohet se njëri prej tyre është pickuar nga gjarpri.

Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Bilishtit, dy emigrantët jane dërguar në spitalin e Korçës për mjekim më të specializuar. Gazetari mëson se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume