Dy zjarre të mëdha aktualisht janë aktive në Veles dhe Shkup. Sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), njëri zjarr është mbi fshatin Otovicë në Veles, ndërsa tjetri në Shkup, në mes të fshatrave Buçinc, Miladinovc dhe Grupçinë.

Siç paralajmërojnë nga QMK-ja, në shuarje së shpejti do të përfshihen një aeroplan “er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) dhe një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume