Prokurorja Fatime Fetai ngarkohet me dy procedura disiplinore, njëra për bashkëpunim me gazetarin e akuzuar Marjan Dokaz dhe e dyta për sjellje joprofesionale.

Siç ka mësuar “Makfax”, përveç Fetait, dy procedura të tilla disiplinore janë edhe për një prokurori të dytë, Sasho Rajçev.

Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore do të shqyrtojë provat e paraqitura.

“Komisioni Disiplinor nuk ka marrë vendim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të prokurorëve të përmendur”, kanë thënë për “Makfax” nga Prokuroria.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume