Në pikën kufitare “Deve Bair” janë kapur 300 copë mbushës të fytyrës (filer) vlera e të cilëve arrin 9.000 euro, shkruan TV21. Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se mbushësit janë gjetur tek një shtetas i Kosovës, i cili nuk e ka paraqitur mallin të cilin tashmë e ka konfiskuar Dogana.

“Personi, ndryshe shtetas kosovar me inicialet A.G., ka tentuar të hyjë në vend pa deklaruar mallin. Në pyetjen e doganierit nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar përveç bagazheve personale. Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga doganierët, në valixhen e pasagjerit dhe pas sediljeve të pasme u zbuluan 300 copë mbushëse fytyre, kryesisht për buzë, vlera e të cilave sipas faturës së gjetur në automjet është 9000 euro”, njoftojnë mes tjerash nga Dogana.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume