Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një postim në rrjetet sociale ka treguar momentin për të cilin thotë se i vinte turp.

Bëhet fjalë pikërisht për momentin kur kryeministri Edi Rama i ka treguar për një video që u bë virale bë rrjetet sociale ku shfaqen 4 italianë teksa ikën nga një restorant pa paguar faturën.

“Më vinte turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që flitet jashtë për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtuese duke mashtruar të tjerët.”, thotë Meloni.
Ashtu siç edhe ishte bërë e ditur nga Rama në një intervistë dhe Meloni tregon se i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën e 4 italianëve.

“Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregoi historinë e 4 italianëve që ikën në një restorant lokal pa paguar faturën.Më vinte turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që flitet jashtë për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtuese duke mashtruar të tjerët. Ndaj vendosa t’i kërkoja ambasadorit që të shkonte për të shlyer faturën, të cilën e pagova vetë. Asgjë e madhe, në fakt as që e raportova.Megjithatë edhe kjo ka krijuar polemika në Itali, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën për diçka kaq të parëndësishme të biem dakord të gjithë.”, shkruan Meloni në rrjtin e saj social X që më parë njihej si Twitter.

Qeveria italiane ua paguan faturën katër turistëve që ikën nga restoranti në Shqipëri

Në një akt unik diplomaci, qeveria italiane ka shlyer faturën e restorantit të katër turistëve italianë në Shqipëri që janë larguar pa paguar.

Darka dhe shëtitja në qytetin e Beratit bëri bujë në të dy vendet.

Kjo bëri që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ta ngrinte rastin në fjalë me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, teksa ajo ishte për vizitë në vend, shkruan BBC, përcjell portali rtv21.tv

Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit të saj “shkoni dhe paguani faturën për këta idiotë”, tha ai për gazetën La Stampa.

Ambasada e Italisë në Shqipëri konfirmoi në një deklaratë se kishte paguar faturën, rreth 80 euro në emër të qytetarëve të saj.

“Italianët respektojnë rregullat dhe paguajnë borxhet e tyre dhe ne shpresojmë që episode të këtij lloji të mos ndodhin më”, thuhet në deklaratë.

Është e paqartë se kur ka ndodhur ngjarja, por videoja e sigurisë e grupit duke dalë nga restoranti dhe duke u endur gjatë natës është bërë virale në mediat sociale.

Pronari i restorantit tha për Report TV të Shqipërisë se ishte hera e parë që klientët largoheshin nga lokali i tij pa paguar dhe tha se katër italianët madje kishin komplimentuar ushqimin