Lajm i rëndësishëm për prindërit, Nagavci: Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, me anë të një video të publikuar në Facebook-un e saj, njofton për mënyrën se si do të subvencionohen prindërit për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Ajo informon se subvencionimi nis nga nesër dhe sipas saj paratë do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

“Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore”, informon ajo.
Sipas Nagavcit, platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër.

Ndërsa, ajo thotë se “për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume