“Shpresoj dhe uroj që ndryshimet kushtetuese të mos jenë të diktuara si një formë presioni pengues ndaj Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave për anëtarësim në BE, në prag të mbajtjes konferencës së dytë Maqedoni e Veriut BE”, ka deklaruar për portalin “Frontline”, ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti, përcjell PRESSonline.al

“Çështja e përfaqësimit dhe e të drejtave të komuniteteve përfshirë dhe atë Bullgar sigurisht duhet përmirësuar dhe rregulluar me ndryshime kushtetuese, por kjo duhet të vijë kryesisht si vullnet i brendshëm politik i të gjitha palëve në respekt të identitetit dhe sovranitetit të vendit. Përdorimi i kësaj çështjeje për interesa të ngushta politike do të ishte kundër produktiv. Për këtë arsye mendoj se duhet bërë një zgjedhje dhe zgjidhje e zgjuar nga klasa politike për të lejuar përfaqësim adekuat të komuniteteve përfshirë dhe atë bullgar në Preambulën kushtetuese. Kjo çështje duhet të mbyllet me marrëveshje dhe konsensus sa më të gjerë dhe të mos rihapet më pas me pretendime të reja në proceset e aderimit në BE”, thotë Panariti.

Mgid