Dje në ora 20:45 në pikën kufitare “Bllacë”, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria N.N.(45) nga Republika e Shqipërisë sepse pas kontrollit të pasaportave është konstatuar se i njëjti është evidentuar në procesverbalet zyrtare me masën “Apsi” të lëshuar nga Interpol pranë MPB-së.

Gjithashtu N.N. ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume