Kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama janë takuar në margjinat e Forumit të Bledit në Slloveni.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi i tha Report Tv se të dy kryeministrat kanë zhvilluar takime kokë më kokë në Bled, dhe se kryeministri Albin Kurti do të jetë pjesë e samitit të 16 tetorit në Tiranë.

Ky është takimi i parë mes krerëve të qeverive shqiptare që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive më 14 qershor në Gjakovë, transmeton Klankosova.tv

Tetë kryeministra, kryesisht të rajonit, tre presidentë, presidenti i Këshillit Evropian, 14 ministra të jashtëm dhe shumë të ftuar të tjerë të nivelit të lartë marrin pjesë në sesionin e 18-të të Forumit Strategjik Bled, i cili mbahet çdo vit në fund të verës në mjedisin piktoresk alpin të liqenit Bled, Slloveni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume