Bilall Kasami njëkohësisht i ka në fokus ndërtimin e rrugëve në Tetovë por po aq është vigjilent edhe në riparimin e tyre edhe atë hiç më shumë se tre ditë informmon Tetovasot.

Pyetja që lind është se mbi çfarë standardesh dhe materiali bëhen ato kur për tre ditë i nënshtrohen një ndërhyrjeje tjetër .

Rasti më i ri është rruga 108 që u ndërtua para tre ditësh ndërsa sot ka nisur riparimi i saj.
Kjo ka vënë në dyshim edhe rrugët tjera që kreu i Komunës preu shiritat nëse do kenë të njëjtin fat dhe sa të sigurta do jenë ato në një të ardhme të afërm .

Por duket se nga kjo nuk është vetëm materiali i dobët i asfaltit por një problem tjetër është edhe ai i sinjalizimit sepse disa rrugë janë bërë vende të shumta aksidentesh siç është ajo në afërsi të Spitalit Klinik ku në udhëkryq nuk ka asnjë shenjë orientimi për vozitësit.Tetovasot