E nisi BDI dhe tani po e bën edhe ASH me bindjen se do zgjojë kureshtjen.
Më saktë e bëjnë një logo sa për të thënë të bëjë diçka për të thyer monotoninë politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen dhe pastaj e trasojnë në publik pa e ditur fare ku do të del.Kjo është kryesorja pavarësisht se qytetari madje as edhe votuesi i tyre as nuk e ka idenë se çfarë është shkruan Tetovasot.
Dikur BDI trazoi opinionin me një ngjyrë jeshile që edhe një simpatizues nuk e dinte çka ndodhë, më pas dolën tre pika të bardha me ngjyrë jeshile dhe në fund doli që BDI u shndërrua në parti të gjelbërt.
Pas saj BDI instaloi një llogo, “Ai po vjen”, që sërish ishte nje ide briliante që hutoi opinionin. Shumica menduan se po vjen Skënderbeu dhe në fund erdhi Ali Ahmeti në Çair. Një ide te tillë sot ka instaluar ASH-ja duke nxjerr një fjali ” Për çfarë ka nevojë ky vend? Më pas doli ” A do të jesh pjesë e ekipit?.
Këto stile për të tërhequr vëmendjen i bëri BDI-ja në kohën kur doli “grupi i zjarrit” ,a po përçahet ASH-ja pra?
Ndryshe ASH në qeverisje është zhdukur komplet nën thembrën e BDI-së dhe në opinion flitet për një dështim në qeverisje. Kjo sipas disa ekspertëve thuhet se do ti kushtojë në zgjedhje nëse dalin jashtë binarëve të BDI-së.Tetovasot