Qindra zjarrfikës grekë po luftojnw me një zjarr të madh që ka lwnw të paktën 20 njerëz gjatë 10 ditëve të fundit.

Ky mbahet mend si zjarri më vdekjeprurës i Evropës deri tani këtë verë, pasi valët e të nxehtit rekord shpërthyen flakët në të gjithë kontinentin, shkruan Reuters, trasnmeton Klankosova.tv.

Zjarri, i cili filloi pranë qytetit të Aleksandoupolis, ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar në rajonin Evros të Greqisë verilindore, i nxitur nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Të gjithë, përveç njërës prej viktimave deri më tani, ishin emigrantë ilegalë të fshehur në pyll, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume