Më 16 Shtator, në orën 20.00, në organizim të Qendrës së Kulturës në Tetovë, mbahet koncert madhështor me yllin e xhaz muzikës, Elina Duni.
Elina Duni, me zërin e saj unik dhe interpretimet e ndjeshme, do t’ju udhëheqë në një udhëtim muzikor nga xhazi deri te zërat autentike të muzikës tradicionale shqiptare.
Biletat për këtë koncert për vetëm 600 denarë tashmë janë në shitje dhe mund t’i siguroni paraprakisht në biletarinë e Qendrës së Kulturës, çdo ditë pune nga ora 10.00 deri në orën 17.00. Mos harroni të siguroni vendin tuaj sa më parë, në këtë koncert të shumëkërkuar.
Bashkohuni edhe ju në këtë mbrëmje të jashtëzakonshme muzikore me vokalin e mrekullueshëm të Elina Dunit!
Qendra e kulturës ju mirëpret