Më shumë se 200,000 turistë të huaj kanë vizituar Ohrin dhe Strugën që nga fillimi i sezonit turistik bazuar në të dhënat e Asociacionit të Hoteleve të Maqedonisë.
“Pjesa më e madhe e diasporës nuk përfshihet në këtë numër. Këtë sezon, presim që ta mbyllim me afër 2 milionë bujtje”, deklaroi Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM.
Sektori i turizmit është i kënaqur me mënyrën se si shkoi sezoni veror. Ata thonë se sipas të gjitha parametrave, do të jetë pothuajse në të njëjtin nivel, në mos më i mirë se viti 2019, i cili ishte më i miri në turizëm në njëzet vitet e fundit.
“Sezoni ishte më shumë se sa pritej. Me një fjalë, kishte një fluks vizitorësh të huaj. Kërkohej një vend më tepër. Shumë hotele, nëse më herët flisnim për dy ose tre data gjatë sezonit ku nuk kishte vend, këtë vit kishim 10 deri në 15 ditë ku nuk mund të gjendej vend në asnjë hotel në Ohër dhe Strugë”, tha Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM“Në përgjithësi, në 10 vitet e fundit, ky është një nga sezonet më të mirët. Jemi të kënaqur me interesin e vizitorëve, natyrisht që ka disa probleme të vogla kudo. Gjithçka filloi në 15 mars dhe kemi vizitorë deri në fund të tetorit. Kjo do të thotë se ne kemi punë vazhdimisht për gjashtë ose shtatë muaj. Kjo është pozitive për turizmin në Ohër dhe Strugë”, u shpreh Musa Rashid – pronar hoteli.
Mirë do të jetë edhe për dy muajt e ardhshëm. Në shtator dhe gjysmën e parë të tetorit, hotelet do të jenë rreth 80% plot.
Këtë verë, më të shumtë ishin vizitorët individualë nga Turqia, Holanda, Polonia, Serbia, Belgjika dhe Anglia. Për periudhën janar-korrik, nga mbledhja e taksës turistike nga hotelet dhe bujtinave private, Komuna e Ohrit mblodhi mbi 7 milionë e 700 mijë denarë. Fitimi më i lartë është realizuar në korrik, mbi 4 milionë denarë.Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve të huaj u rrit deri në 40 për qind nga janari deri në qershor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri tani nuk ka të dhëna për pikun e sezonit, për muajt korrik dhe gusht.
Bujtje më të shumta ka pasur nga vizitorë nga Turqia, pasuar nga holandezët dhe polakët.