Partitë opozitare, Lëvizja Demokratike, BESA, Altenrativa kanë dorëzuar interpelancë kundër Lubomir Jovevskit.

”Një grup deputetësh të partive Alternativa, BESA, Lëvizja Demokratike sot kemi dorëzuar interpelancë për punën e prokurorit Lubomir Jovevski, arsyeja themelore është kulminacioni i punës së tij jotransparente dhe humbje e besimit të institucionit publik dhe rastit tragjik ku mbetën të vdekur 14 persona në djegien e spitalit të Tetovës” – thuhet mes tjerash në konferencën e përbashkët AAA-BESA-LD.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume