Amir Dalipi largohet nga kryeshef i SPB Tetovë, ja ku shkon
Kryeshefi i SPB-Tetovë, Amir Dalipi, i cili ka qenë në këtë pozicion për më shumë se pesë vjet me sukses, me kërkesën e tij, ai largohet nesër në një pozitë tjetër të lartë në Ministrinë e Brendshme në Shkup. Gjatë pesë viteve të fundit, ndër të tjera, kryehefi Dalipi i kushtoi vëmendje të veçantë publikut, transparencës dhe llogaridhënies për të gjitha masat dhe aktivitetet e zbatuara, përmes bashkëpunimit të hapur dhe konstruktiv me të gjitha mediat. Deri në emërimin e një kryeshefi të ri të SPB- Tetovë, detyrën do ta kryhej ndihmësi kryeshefi i SPB-Tetovë.