Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se VMRO-DPMNE po shpërbëhet.

Nga LSDM thonë se opozita maqedonase ka probleme të mëdha të brendshme partiake.

“Mickoski për përçarjet dhe grindjet e brendshme në VMRO nuk duhet t’ia ngarkojë LSDM-së. I dëshpëruari Mickoski të mos ndërhyjë fare me LSDM-në në ballafaqimin e ndërsjellë dhe t’i zgjidhë vetë zënkat”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

“Opinioni ende pret përgjigje nga Mickoski për marrëveshjet me Gruevskin. A po i fsheh kërkesat për amnisti të bashkëpartiakëve të tij, për shkak të pakënaqësisë që ndodhen brenda partisë së tij”, tha LSDM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume