Të enjten e kaluar në mbrëmje, një person ka plaçkitur Raiffeisenbank në Goldach SG të Zvicrës. Ai ka kërcënuar me armë një punonjës dhe ka ikur me disa mijëra franga, thanë nga policia, transmeton portali Shtegu. Më pas ata kanë mundur ta arrestojnë grabitësin e bankës.

Përderisa pas grabitjes po ikte, burri u vëzhgua nga një kalimtare e rastit, shkruan policia të premten në një deklaratë. Ajo u dha patrullave të policisë që mbërrinin informacione thelbësore për hetimin e mëpasshëm.

Si rezultat, Policia Kantonale e St. Gallenit ka mundur ta arrestojë në Rorschach grabitësin e bankës, një 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Paratë e vjedhura janë konfiskuar gjatë kontrollit të banesës.

(https://www.biolighttechnologies.com/)

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume