Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka reaguar në lidhje me sulmin në veri të Kosovës, ku një polic i Kosovës është vrarë. Ky dikaster dënon këtë akt të tmerrshëm, duke kërkuar që autorët e krimit të sillen para drejtësisëMPJ-ja malazese ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të rënë në detyrë, gjersa edhe ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës.“Mali i Zi dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës. Shprehim ngushëllime për policin e vrarë në detyrë, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Malit të Zi.

 

 

Njëherit, edhe Ministria e Jashtme e Zvicrës ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe ka bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje duke kërkuar që përgjegjësit e këtij akti të sillen para drejtësisë.“Zvicra dënon fuqishëm sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe bën thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje; ata që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm dhune duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPJ zvicerane.