Mungesa e Librave në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” të Tetovës i ka detyruar nxënësit e vitit të dytë të protestojnë para shkollës. Siç shprehen  ata për TS, kanë dalë në protestë shkaku se nuk kanë me çka të mësojnë andaj sot do të fillojnë me protesta dhe nuk dihet nëse do të vazhdohet edhe ditëve tjera. Nxënësit e kësaj shkolle mbajnë pankarta “Duam Libra”.

Nga ana tjetër ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka premtuar se fundi i shtatorit do të jetë edhe fundi i mungesës së Librave./TS/

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume